Ish-zëdhënësi i NATO-s tregon se kur mund të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, tha se masat e Bashkimit Evropian mund të hiqen këtë verë. Sipas tij, kryeministri Albin Kurti “ka ndjekur këshillën e BE-së për të mos rihapur urën e Mitrovicës për trafik”. “Kryeministri Kurti është në Bruksel këtë javë që sigurisht mund të lobojë që masat e BE-së…

Lajme

22/09/2024 17:33

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, tha se masat e Bashkimit Evropian mund të hiqen këtë verë.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti “ka ndjekur këshillën e BE-së për të mos rihapur urën e Mitrovicës për trafik”.

“Kryeministri Kurti është në Bruksel këtë javë që sigurisht mund të lobojë që masat e BE-së të hiqen. Ai ka ndjekur këshillën e BE-së për të mos rihapur urën e Mitrovicës për trafik. Por lidershipi i ri i BE-së nuk ka marrë ende detyrën pas zgjedhjeve të Parlamentit të BE-së qershorin e kaluar. Komisioni i ri u emërua.

Dialogu Beograd-Prishtinë duhet të rifillojë së shpejti. Kështu që pres që masat e BE-së kundër Kosovës të hiqen më vonë këtë vjeshtë me kusht që të ketë një periudhë qetësie në veri dhe që Prishtina të bëjë përpjekje për të riintegruar serbët në polici, gjyqësor dhe administratën lokale. Vuçiq ka bërë thirrje që kjo të ndodhë dhe do të jetë një provë për të që të punojë në mënyrë konstruktive për të ndihmuar në zbatimin e saj”, pohoi Shea në një intervistë për RTKlive.