Ish-zëdhënësi i KFOR-it: NATO nuk do ta lejojë kurrë kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë
Ish-zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, ka reaguar pas lajmeve se presidenti serb, Aleksander Vuçiq dëshirojë qe t’i kthejë në Kosovë, trupat e ushtrisë serbe. Duke e bashkëngjitur pikën e gjashtë të Rezultues 1244, Grasso ka thënë se Serbia mund të t’i kryejë vetëm 4 funksione, shkruan lajmi.net. “Sipas Rezolutës 1244, personeli serb mund të lejohet…

Lajme
Ish-zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, ka reaguar pas lajmeve se presidenti serb, Aleksander Vuçiq dëshirojë qe t’i kthejë në Kosovë, trupat e ushtrisë serbe.
Duke e bashkëngjitur pikën e gjashtë të Rezultues 1244, Grasso ka thënë se Serbia mund të t’i kryejë vetëm 4 funksione, shkruan lajmi.net.
“Sipas Rezolutës 1244, personeli serb mund të lejohet të kryejë VETËM 4 funksione dhe ASNJË prej tyre nuk është në përputhje me situatën aktuale dhe qëllimin e z. Aleksandar Vuçiq, i cili e di mirë se NATO dhe KFOR-i nuk do ta autorizojë kurrë këtë!”, ka shkruar Grasso në Twitter.
“Pas tërheqjes, një numër i rënë dakord i personelit jugosllav dhe serb do të lejohet të kthehet për t’i kryer funksionet e mëposhtme: Ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe praninë ndërkombëtare të sigurisë; Shënimi/pastrimi i fushave të minuara; Mbajtja e një pranie në vendet e trashëgimisë; Mbajtja e pranisë në pikat kyçe kufitare”, janë katër pikat që i përmend Grasso./Lajmi.net/
According to UNSCR1244 Serbian personnel could be permitted ONLY to perform 4 functions and NONE of them is consistent with the current situation and the intent of Mr. @avucic, who is well aware that @NATO & @NATO_KFOR will never authorise it! pic.twitter.com/wF7eAaXf2e
— Vincenzo Grasso (@vincegra) December 11, 2022