Ish-ushtari i UÇK-së që vullnetarisht po largon nga lista veteranë të rrejshëm

Numri i veteranëve të rrejshëm të futur në lista po pakësohet nga dita në ditë.

Lajme

12/01/2020 19:31

Shkas për këtë po bëhet pikërisht një ish-luftëtar UÇK-së, që nisi iniciativë për largimin vullnetar nga listat të personave që nuk ishin fare pjesë e luftës.

Duke rrëfyer për lajmi net, Faik Zogaj nga Mleqani i Malishevës tregon se vetëm brenda 10 ditëve arritën t’i largojnë nga listat 13 veteranë të rrejshëm.

Sipas veteranit të UÇK-së, ish-prokurori Elez Blakaj u shantazhua në momentin kur në listat e veteranë e të rrejshëm u futën 19 mijë emra.

YouTube player

Në listën fillestare të Blakajt, Zogaj thotë se ishin vetëm 14 mijë sosh.

Zogaj nuk fajëson as Organizatën e Veteranëve të Luftës për listat e fryera, por thotë se ata nuk ngritën zërin për padrejtësitë që u bënë gjatë gjithë kohës.

Për të gjitha deklaratat dhe veprimet e tij, Zogaj u kërcënua por përpjekja e tij nuk do të ndalet.

Iniciativën e tij për veteranët, Zogaj nuk e nisi rastësisht.

Ai ishte vet pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e nga lufta mori një plagë të rëndë në këmbë.

Ai tregon se si ra në kurth, të cilin e shpëtuan bashkëluftëtarët.

Zogaj si i ri iu bashkua luftës. Ai la librat e fletoret në bankat e shkollës dhe iu bashkuar UÇK-së.

Gjithçka kishte nisur,  kur kishte parë vuajtjet që po për jetonte populli i pafajshëm i Kosovës. Ish-ushtari i UÇK-së pikas momentet më të vështira që i kaloi me shokët.

“Ujin e pimë nga kapakët e granatave”, ishte një nga pjesët e arkivës së luftës së ZogajtSot, sipas Faikut, komandantët e UÇK-së turpëruan veten.

Nga zonat e luftës Faik Zogaj do të kthehet në përditshmëri, ku rutina e tij ditore çdoherë do të lidhej me luftën e lavdishme të UÇK-së.