Ish-shoqja e Meghan rrëfen disa detaje nga martesa e saj e parë

Ish-shoqja ia ka zbuluar sekretet.

ShowBiz

05/08/2020 23:02

Ish-shoqja e Meghan Markle ka folur para mediave të huaja për martesën e parë të dukeshës dhe ka ndarë detaje deri më tani të panjohura.

Para martesës me princin Harry, aktorja ishte e martuar për dy vjet me producentin filmik, Trevor Engelson, me të cilin u nda në vitin 2013.

Ndërsa ish-mikesha e Meghan, Ninaki Pridi, ka thënë për mediat amerikane, se Markle gjithmonë ka ëndërruar të martohet, kështu që pas takimit me Trevor, ajo menjëherë pa një mundësi që ëndrra e saj të realizohej përfundimisht – transmeton KP.

Siç pretendon Ninaki, Markle ishte një aktore në rritje që dëshironte të martohej, ndërsa ai ishte një producent filmi që u shfaq si një mundësi e përsosur.

Gjithashtu, siç shpjegoi ajo, distanca për shkak të punës bëri që Meghan dhe Trevor të grindeshin shpesh, por pavarësisht kësaj, ai ishte lënduar keq kur kjo e fundit i kërkoi divorc.

“Nuk ishte më Meghan që e njihja”, ka rrëfyer Ninaki duke shtuar se ishte edhe momenti që vendosi miqësinë e tyre.