Ish-shefi i sigurimit të ish-presidentit Rugova: S’kishim staf e as vetura për ta siguruar atë

Elez Nikçi, shef i sigurimit të ish-presidentit Ibrahim Rugova ka folur për sigurinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova, gjatë dhe pas luftës. Ai ka deklaruar që nuk e kishte besuar se pas lufte do të ishte nevoja për mbrojtjen e Rugovës, dhe se, në atë kohë mungonte stafi pasi që s’kishte njerëz. ‘Mu barikadu, me u…

Lajme

21/01/2025 18:16

Elez Nikçi, shef i sigurimit të ish-presidentit Ibrahim Rugova ka folur për sigurinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova, gjatë dhe pas luftës.

Ai ka deklaruar që nuk e kishte besuar se pas lufte do të ishte nevoja për mbrojtjen e Rugovës, dhe se, në atë kohë mungonte stafi pasi që s’kishte njerëz.

‘Mu barikadu, me u kujdes për sigurinë e tij, me shtu stafin e sigurisë që nuk e kishim fare, nuk vijshin. Nuk mujshe me marrë gjithkënd.  Vlen ta përmendi Halil Gecin, i cili e ka pas qasjen të presidenti, pa protokoll si para lufte si pas lufte, ai e ka hetu që ne jemi në siklet të madh, sepse nuk kishte njerëz. Lila hypi lartë të Presidenti, kur zbriti poshtë i ka thanë Adnanit: Prej nesër djemtë e mi i ke këtu’’, ka thënë ai mes të tjerash në T7.

Pos kësaj, ai ka thënë edhe se rekrutimi i njerëzve ishte problematik duke pasur parasysh që bëhej fjalë menjëherë pas luftës.

‘‘Ka qenë, sepse ka qenë menjëherë pas luftës. Njerëzit kishin halle e derte, sepse sa ishin kthyer prej lufte. E kuptuam që njeriu i tillë duhet të kujdeset me gjerë. Çka është më me rëndësi ne s’kishim as vetura. Në fillim kemi qenë shumë pak, 4 apo 5, edhe 6 apo 7 natën’’, ka shtuar ai.