Ish-presidenti i Brazilit, shpallet fajtor për komplot për grusht shtet, dënohet me mbi 27 vjet burg
Ish-Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shpallur fajtor për përpjekje për të përmbysur zgjedhjet e vendit të vitit 2022 me një komplot që prokurorët thonë se përfshinte plane për të vrarë presidentin e zgjedhur në një përpjekje për t’u mbajtur në pushtet. Katër nga pesë gjyqtarë në një panel të Gjykatës Supreme të Brazilit votuan…

Bota
Ish-Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shpallur fajtor për përpjekje për të përmbysur zgjedhjet e vendit të vitit 2022 me një komplot që prokurorët thonë se përfshinte plane për të vrarë presidentin e zgjedhur në një përpjekje për t’u mbajtur në pushtet.
Katër nga pesë gjyqtarë në një panel të Gjykatës Supreme të Brazilit votuan për të dënuar Bolsonaron për të pesë akuzat në rastin historik dhe për ta dënuar atë me 27 vjet e tre muaj burg, shkruan CNN.
Bolsonaro është dënuar për komplot për grusht shteti, pjesëmarrje në një organizatë të armatosur kriminale, përpjekje për të shfuqizuar rendin demokratik të
Brazilit me forcë, kryerje të akteve të dhunshme kundër institucioneve shtetërore dhe dëmtim të pronës publike të mbrojtur gjatë sulmit të ndërtesave qeveritare nga mbështetësit e tij më 8 janar 2023.
Prokurorët pretenduan se një pjesë e komplotit të grushtit të shtetit përfshinte një plan për të përdorur potencialisht eksplozivë, armë lufte ose helm për të vrarë
Presidentin e majtë Luiz Inacio Lula da Silva, Zëvendëspresidentin e tij Geraldo Alckmin dhe Gjyqtarin e Gjykatës Supreme Alexandre de Moraes, i cili mbikëqyri gjyqin e Bolsonaros.