Ish Presidentët Sejdiu- Mesiq drekojnë së bashku
Kryetari i Nderit i LDK’së, gjatë vizitës që po realizon në Kroaci, dje ka pasur edhe një drekë të përbashkët me ish Presidentin e Kroacisë Stjepan Mesiq.

Lajme
Fatmir Sejdiu e Stjepan Mesiq u takuan disa herë si Presidentë në detyrë, në vizitat respektive që i bënin njëri-tjetrit.
Por, miqësia e tyre duket se vazhdon edhe sot, kur të dy janë Ish President.
Kryetari i Nderit i LDK’së, gjatë vizitës që po realizon në Kroaci, dje ka pasur edhe një drekë të përbashkët me ish Presidentin e Kroacisë Stjepan Mesiq.
“Ish-Presidentin e Republikës së Kroacisë Stjepan Mesiq, i cili shtroi drekë për Presidentin Sejdiu”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Sejdiut.
“Takimi me Presidentin Mesiq ishte si gjithmonë i përzemërt dhe u bisedua për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe Kroaci”.
“Presidenti Sejdiu falënderoi Presidentin Mesiq për mbështetjen që ai i ka dhënë Kosovës dhe pavarësisë së saj”.