Ish-nënkryetari i Kllokotit dënohet me 1 vit burgim, përmes kërcënimit siguronte vota për Listën Serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Sasha Mirkoviq, ish-nënkryetar i Kllokotit, duke e dënuar me 1 vit burgim lidhur me akuzën për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve. Ndaj Mirkoviq, është shqiptuar edhe dënimi plotësues “Ndalimi i ushtrimit të funksionit në administratë publike ose në shërbim publik në kohëzgjatje prej 2 viteve”. Ai…

Lajme

26/11/2025 14:46

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Sasha Mirkoviq, ish-nënkryetar i Kllokotit, duke e dënuar me 1 vit burgim lidhur me akuzën për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve.

Ndaj Mirkoviq, është shqiptuar edhe dënimi plotësues “Ndalimi i ushtrimit të funksionit në administratë publike ose në shërbim publik në kohëzgjatje prej 2 viteve”.

Ai u obligua që në emër të shpenzimeve gjyqësor të paguajë shumën prej 100 euro, 100 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 100 euro për Fondin e Kompensimit të Viktimave, raporton Betimi për Drejtësi .