Ish-ministrja Olta Xhaçka paraqitet në SPAK

Këtë të martë është paraqitur në SPAK deputetja e Tiranës për Partinë Socialiste, Olta Xhaçka. Ajo ka hyrë në ambientet e SPAK në orët e para të mëngjesit. Xhaçka është paraqitur e vetme dhe pa praninë e një avokati. Gjatë mandateve qeverisëse me kryeministrin Edi Rama, Olta Xhaçka ka mbajtur detyrën e ministres së Mbrojtjes…

Lajme

23/12/2025 10:27

Këtë të martë është paraqitur në SPAK deputetja e Tiranës për Partinë Socialiste, Olta Xhaçka. Ajo ka hyrë në ambientet e SPAK në orët e para të mëngjesit. Xhaçka është paraqitur e vetme dhe pa praninë e një avokati.

Gjatë mandateve qeverisëse me kryeministrin Edi Rama, Olta Xhaçka ka mbajtur detyrën e ministres së Mbrojtjes dhe më pas atë të ministres së Punëve të Jashtme. Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së saj në SPAK.

Kjo nuk është hera e parë që Olta Xhaçka paraqitet në ambientet e SPAK./EuronewsAlbania/