Ish-ministri i Financave: Qeveria Kurti edhe objektet me qira i merr me tender njëburimor
Haki Shatri, ish-ministër i Financave, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për rritjen e shpenzimeve në lidhje me qiratë publike dhe menaxhimin e parasë shtetërore. Ai theksoi se premtimet që Lëvizja Vetëvendosje i kishte bërë gjatë fushatës nuk janë realizuar dhe se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka rritur shpenzimet për mallra dhe shërbime,…
Lajme
Haki Shatri, ish-ministër i Financave, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për rritjen e shpenzimeve në lidhje me qiratë publike dhe menaxhimin e parasë shtetërore.
Ai theksoi se premtimet që Lëvizja Vetëvendosje i kishte bërë gjatë fushatës nuk janë realizuar dhe se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka rritur shpenzimet për mallra dhe shërbime, përfshirë qiratë, duke i dyfishuar ato krahasuar me vitin 2020.
“Nuk ka gjë të re. Gjitha premtimet që i ka thënë nuk i ka realizuar. Sa i përket shpenzimeve që lidhen me mallrat dhe shërbimet, ku hynë edhe qeraja, Kurti i ka rritë gati i ka dyfishu me vitin 2020, para se me marr ai mandatin”tha Shatri.
Shatri e quajti këtë një luks të papranueshëm, duke e krahasuar me kritikat që Kurti kishte bërë kur ishte në opozitë.
“Atë farë luksin që dikur e ka kritiku sa ishte në opozitë, tash e ka dyfishu dhe brenda kësaj ato i ka rritë në mënyrë enorme”, deklaroi ai për FrontOnline.
Ai shtoi se negociatat për qira janë bërë përmes tenderëve njëburimor, ku janë hequr kriteret dhe janë bërë pazare për përfitime personale, duke i shpërdoruar paratë publike për interesat e ngushta të grupit të pushtetit.
“Edhe qeratë kur bëjnë negociatat përmes tenderëve njëburimor, duhet me shpall tender, për me i pa kushtet, por këta i kanë heq ato kritere dhe kanë hyrë në pazare sepse duhet me mbetë një pjesë prej pazarit që me i nda mes vete. Paranë publike po e shfrytëzon për qëllime dhe përfillime për grupin e vet dhe pa asnjë kriter”, përfundoi Shatri.