Ish-ministri Gashi: Në mënyrë permamente Serbia i ka përsërit këto ndalesa si e Arbnor Spahiut
Bejtush Gashi, ish-ministër i Punëve të Brendshme, ka thënë se çdo herë Serbia ka bërë ndalesa, si ajo e sotmja e Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative (NjSO), i cili është ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh dhe është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizë. Në Klan Kosova, ai ka…

Lajme
Bejtush Gashi, ish-ministër i Punëve të Brendshme, ka thënë se çdo herë Serbia ka bërë ndalesa, si ajo e sotmja e Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative (NjSO), i cili është ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh dhe është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizë.
“Në mënyrë permamente Serbia i ka përsërit këto ndalesa që nga viti 2008 kur është shpallur pavarësia e Kosovës dhe vazhdon t’i përsëris të njëjtën kohë edhe në të ardhmen. Derisa të mos relativizohen raportet mes Kosovës dhe Serbisë, një strategji të tillë Serbia do ta përdorë, andaj sugjerohet dhe tërhiqet vërejtja që zyrtarët e uniformës të tejkalojnë lëvizjet në territorin e Serbisë dhe të shfrytëzojnë rrugët alternative për të pasë mundësi që t’i përmbushin alternativat që ata kanë”.
“Ndërsa për ndalesat e pjesëtarëve të komunitetit serbë është presion që u bëhet këtyre që t’i dekurajojë që të jenë pjesë të institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe të njëjtën kohë të shfrytëzojë rastin që një pjesë prej tyre pse jo edhe të përdorë metoda dhe forma të tjera që mund t’i ketë informatorë lojalë në perspektivë”, ka thënë Gashi.