Ish-ministrat paguhen kundërligjshëm

Gjithë ish-ministrat dhe zëvendësit e tyre që janë paguar pas vitit 2011 me 70 për qind të pagës pasi u ka kaluar mandati, kanë marrë këto në kundërshtim me Ligjin për Përfitimin e Zyrtarëve të Lartë, i dekretuar nga presidentja Atifete Jahjaga në tetor të vitit 2011.

Lajme

10/02/2015 08:29

Derisa një vendim i Qeverisë, i nxjerrë në vitin 2007 parasheh pagesën e ish-ministrave dhe ish-zëvendësve të tyre në lartësi prej 70 për qind të pagës për një afat prej një viti pasi t’u kalojë mandati, kjo bie në kundërshtim me Ligjin për Përfitimin e ish-zyrtarëve të Lartë.

Respektimi i këtij ligji, do ta linte pa benificione e vazhdimit të pagesës në afat prej një viti për shumë ish-ministra dhe zëvendësve të tyre.

Kjo pasi ky ligj, që do të duhej me automatizëm të shfuqizonte vendimin e Qeverisë, nuk i konsideron zyrtarë të lartë as ministrat e as zëvendësit e tyre, shkruan sot Zëri.