Ish- mbrojtësi i Liverpoolit përfundon te Hoffenheim
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Ozan Kabak, ka përfunduar te skuadra gjermane e Hoffenheimit. Transferimi i tij nga Schalke u realizua për shumën e 7 milionë eurove, transmeton lajmi.net. Turku nuk e gjeti fare në Premier League, andaj iu desh të kthehej shumë shpejt nga erdhi – te Schalke. Nga aty i pati edhe disa lëvizje duke…

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Ozan Kabak, ka përfunduar te skuadra gjermane e Hoffenheimit.
Transferimi i tij nga Schalke u realizua për shumën e 7 milionë eurove, transmeton lajmi.net.
Turku nuk e gjeti fare në Premier League, andaj iu desh të kthehej shumë shpejt nga erdhi – te Schalke.
Nga aty i pati edhe disa lëvizje duke tentuar gjithnjë të përshtatej të ndonjë skuadër, gjë të cilën nuk e arrinte dot.
Tanimë vlera e tij është 10 milionë euro, sipas Transfermarkt.
Me Hoffenheimin nënshkroi kontratë katërvjeçare që e mban aty deri në vitin 2026. /Lajmi.net/