Ish-lojtari i Real Madrid në gjendje të rëndë – aksidentohet në komunikacion, publikohet video

Ish-lojtari i Real Madrid është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u përfshi në një aksident në komunikacion.

Sport

11/04/2022 20:15

Freddy Rincon ishte me veturën e tij kur o godit nga një autobus, përcjell lajmi.net.

Pamjet e aksidentit tashmë janë bërë virale nëpër rrjetet sociale, ku shihet momenti kur autobusi godet veturën e Rincon.

Thuhet se lojtari është në gjendje të vështirë shëndetësore.

Rincon i është nënshtruar edhe një operimi si pasojë e lëndimeve të pësuara.

Katër persona ishin duke udhëtuar me veturën ku ishte edhe Rincon. /Lajmi.net/