Ish-kryetari Nexhat Demaku sfidon publikisht Ramiz Lladrovcin: Nëse do debat, cakto orën dhe TV-në
Ish-kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit aktual Ramiz Lladrovci, duke e sfiduar publikisht për një debat të hapur televiziv. Përmes një postimi në Facebook, Demaku ka akuzuar Lladrovcin për keqpërdorim të mungesës së tij në jetën publike gjatë nëntë viteve të fundit, dhe e ka ftuar për ballafaqim të…

Lajme
Ish-kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit aktual Ramiz Lladrovci, duke e sfiduar publikisht për një debat të hapur televiziv.
Përmes një postimi në Facebook, Demaku ka akuzuar Lladrovcin për keqpërdorim të mungesës së tij në jetën publike gjatë nëntë viteve të fundit, dhe e ka ftuar për ballafaqim të drejtpërdrejtë lidhur me periudhat që të dy kanë qeverisur komunën, raporton lajmi.net
“Ramiz, shumë e ke keqpërdorë mosprezencën time që 9 vite. Nëse don me debatu për periudhën 2008-2016 kur kam qenë unë dhe 2016-2025 kur jeni ju, caktoje orën dhe TV!”, ka shkruar Demaku./Lajmi.net/