Ish-kryetari i Apelit: Policia përdori forcë të tepruar në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan

Ish-kryetari i Apelit, Hasan Shala, komentoi rastin e ndodhur në Lipjan, ku pesë zyrtarë policorë janë të dyshuar për përdorim të tepruar të forcës ndaj 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili më pas humbi jetën. Shala tha se “nuk munden pesë policë me përdorë dhunë ndaj një personi”, duke theksuar se duhet të jemi realistë duke…

Lajme

09/07/2025 18:43

Ish-kryetari i Apelit, Hasan Shala, komentoi rastin e ndodhur në Lipjan, ku pesë zyrtarë policorë janë të dyshuar për përdorim të tepruar të forcës ndaj 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili më pas humbi jetën.

Shala tha se “nuk munden pesë policë me përdorë dhunë ndaj një personi”, duke theksuar se duhet të jemi realistë duke marrë parasysh vështirësitë që kanë përjetuar familja e të ndjerit, por edhe vetë policët.

Ai vlerësoi se qëllimi i policëve nuk ka qenë të mbytin të ndjerin, por shtoi se, sipas tij, është tejkaluar me përdorimin e forcës.

“Po shihet se i kanë vendosur këmbën në fyt njërit për një minutë, i është përdorur spreji që ngushton frymëmarrjen, dhe me vetë faktin që ia kanë vendosur sprejin, iu ka ngushtuar frymëmarrja, pastaj edhe këmba në fyt,”, deklaroi Shala në Dukagjin.