Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, të enjten në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pritet të qëndrojë në Kosovë nga data 10 deri më 12 tetor, raporton Klan Kosova, transmeton KosovaPress. Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pritet të qëndrojë në Kosovë nga data 10 deri më 12 tetor, raporton Klan Kosova, transmeton KosovaPress. Sipas këtij mediumi që i referohet burimeve,…

Lajme

08/10/2024 22:05

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pritet të qëndrojë në Kosovë nga data 10 deri më 12 tetor, raporton Klan Kosova, transmeton KosovaPress.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pritet të qëndrojë në Kosovë nga data 10 deri më 12 tetor, raporton Klan Kosova, transmeton KosovaPress.

Sipas këtij mediumi që i referohet burimeve, Krasniqi nuk arriti të marrë pjesë në varrimin e të vëllait (të dielën, 6 tetor), ndërsa Gjykata ka marrë vendim që atij t’i lejohet ardhja në Kosovë këto dy ditë, “por me masa të kufizuara, të caktuara nga Gjykata”.

KosovaPress ka kërkuar përgjigje nga zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, por që nuk ka kthyer deri tani përgjigje.

Vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, Azem Krasniqi, ka ndërruar jetë dy ditë më parë.