Ish-kryehetuesi: Policia duhej të mbërrinte për pesë minuta në vendin ku u rrah Lulzimi, jo të vonohej një orë
Ish-shefi i hetuesve në polici, Rrahman Sylejmani ka kritikuar reagimin e policisë dhe raportin e tyre që ‘fshihte’ rrahjen brutale të tashmë të ndjerit, Lulzim Fejzullahu. Sylejmani thotë se policia do të duhej të mbërrinte shumë shpejt në vendin e ngjarjes dhe të vendoste perimetrin e sigurisë. “Në atë moment kur patrolla paraqitet në vendin…

Lajme
Ish-shefi i hetuesve në polici, Rrahman Sylejmani ka kritikuar reagimin e policisë dhe raportin e tyre që ‘fshihte’ rrahjen brutale të tashmë të ndjerit, Lulzim Fejzullahu.
Sylejmani thotë se policia do të duhej të mbërrinte shumë shpejt në vendin e ngjarjes dhe të vendoste perimetrin e sigurisë.
“Në atë moment kur patrolla paraqitet në vendin e ngjarjes, ai duhet ta merr kontrollin e plotë në perimetër të gjerë dhe të ngushtë të vendit të ngjarjes. Ata e përcaktojnë dhe e rrethojnë vendin e ngjarjes që ta ndalojnë hyrjen, daljen dhe kontaminimin e gjurmëve…Normal e informojnë njësinë hetimore që duhet të përgatiten dhe bashkë me forenzikën të dalin në vendin e ngjarjes”
Ish-kryehetuesi thotë për lajmi.net se një orë është e madhe për të mbërritur aty. Sipas tij, policia duhej të mbërrinte për pesë minuta në vendin e ngjarjes.
“Kur kanë ardhë në vendin e ngjarjes duhet ta shikojnë a ka apo jo shenja jete. Sidoqoftë duhet të thirret urgjent ekipi mjekësor dhe ashtu ka ndodh. Por ajo mu po më brengos, nëse ai u dashtë të qëndrojë një orë aty, derisa të vjen dikush me marrë me transportu, ajo orë është shumë e madhe për atë person që lufton me vdekjen dhe është i lëndum rëndë, qysh ka qenë në regjionin e kokës sidomos”
Ai ka komentuar edhe raportin që thoshte se Fejzullahu ‘është therur me thikë’, për të cilën ka thënë se duhet të ketë hetim nga Inspektorati.
“Të thuhet në komunikatë të policisë që është një therje me thikë, kjo është total papërgjegjësi. Por Inspektorati Policor do t’i hetojë të gjitha rrethanat, të gjitha veprimet policore që i ka ndërmarrë, se a janë konform standardeve të kërkuara”, tregon ai.