Ish-kreu i OSHP-së, Hysni Hoxha lirohet nga akuza

Hysni Hoxha ish-kryetar i Organit Shqyrtues të Prokurimit, është liruar nga akuzat për “Keqpërdorim të  pozitës apo autoritetit zyrtar.

Lajme

28/07/2017 09:59

 

Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata e Apelit.

“Gjykata e Apelit e Kosovës e ka aprovuar si të bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 23.12.2016”.

“I akuzuari H.H.  konform nenit 364 paragrafi 1, të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, është liruar nga akuza se  në cilësi të personit zyrtar- kryetarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit,  ka kryer veprën penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 par. 1 i Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kolegji profesional prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, nder të tjera ka gjetur se  në rastin konkret, nuk  është vërtetuar dashja direkte e të akuzuarit H.H., për të kryer veprën penale si element konstituiv i veprës, si dhe nuk është  vërtetua se me veprimin e tij ka përfituar për vete apo tjetrin dobi pasurore, prandaj vendosi ta liroj të atë nga përgjegjësia penale me bindje të thellë se veprimet e tij nuk hyjnë në sferën penale./Lajmi.net/