Ish-këshilltari i UNMIK-ut: Siç e kemi kuptuar, Shërbimi Informativ s’ishte në përputhje me Rezolutën 1244
Ish-këshilltari juridik i UNMIK-ut, Hansjeorg Strohmeyer deklaroi të mërkurën në Hagë se nga ajo siç e kishin kuptuar Rezolutën 1244, një shërbim tjetër apo edhe organizatat që funksiononin si gjysmë-shtetërore, nuk kanë qenë në përputhje me Rezolutën. Kjo tha se vlente edhe për Shërbimin Informativ. Këtë deklarim, Strohmeyer e bëri duke u përgjigjur në pyetjen…
Lajme
Ish-këshilltari juridik i UNMIK-ut, Hansjeorg Strohmeyer deklaroi të mërkurën në Hagë se nga ajo siç e kishin kuptuar Rezolutën 1244, një shërbim tjetër apo edhe organizatat që funksiononin si gjysmë-shtetërore, nuk kanë qenë në përputhje me Rezolutën. Kjo tha se vlente edhe për Shërbimin Informativ.
Këtë deklarim, Strohmeyer e bëri duke u përgjigjur në pyetjen e gjyqtarit Guénawl Mettraux , i cili i tha se sipas Rezolutës 1244, a ishte Kosova e autorizuar që të kishte ndonjë shërbim informativ, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Sipas nesh, nuk duhej të kishte asnjë organizatë tjetër që të funksiononte funksione kuazi apo gjysmë shtetërore qoftë kjo UÇK-ja apo ndonjë grupim tjetër. Për ne, nuk mund të kishte ndonjë organizatë tjetër që mund të ushtronte funksione si ndalime, arrestime, gjykime, procese gjyqësore apo nuk mund të ushtronin funksione të një ministrie që përbëjnë një shtet apo Qeveri në kushte normale. Pra, sipas nesh, kjo vlente edhe për një Shërbim Informativ. Për ne kjo ka qenë e qartë dhe ishte qëndrimi ynë”, tha ai.
Në kohën kur ishte larguar nga Kosova në gusht të 1999-ës, dëshmitari tha se i kujtohet që procesi i demilitarizimit të UÇK-së ishte në vazhdimësi e sipër.
Pyetjet plotësuese për dëshmitarin i filloi aokvati i Thaçit, Luka Mishetiq.
Dëshmitari tha se nuk i kujtohet se çfarë uniforma kanë veshur anëtarët e Forcës së Armatosur të Kosovës (FARK) dhe se nuk do mund t’i dallonte nëse ata kanë veshur uniforma të tyre apo të UÇK-së.
Ndërsa, duke u përgjigjur në pyetjet plotësuese të përfaqësuesit të Veselit, avokatit Rodney Dixon, dëshmitari tha se roli i tyre ishte tranzitor dhe iu ishte bërë e qartë që aty ishin për të bërë kornizën institucionale së bashku me organizatat ndërkombëtare.