Ish-këshilltari i Kurtit që u arrestua në shesh: Për ta parë lojën duhej të paguheshin 20 euro, poshtë Përparim Rama

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Arianit Beqiri është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës. Në disa pamje të publikuara në media, Arianit Beqiri shihej teksa rezistonte për t’u ndaluar e më pas Policia e arrestoi atë. Por pas disa orëve ai është liruar. Beqiri në njëfarë mënyrë e konfirmoi raportimin se u arrestua për mos-pagesë…

Lajme

25/06/2024 08:21

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Arianit Beqiri është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës.

Në disa pamje të publikuara në media, Arianit Beqiri shihej teksa rezistonte për t’u ndaluar e më pas Policia e arrestoi atë.

Por pas disa orëve ai është liruar.

Beqiri në njëfarë mënyrë e konfirmoi raportimin se u arrestua për mos-pagesë të mundësisë për të shikuar ndeshjen Shqipëri-Spanjë në shesh.

Ai tha se sheshet duhet të jenë pa pagesë dhe se ato duhet të jenë të qytetarëve.

Beqiri tha se duhej të paguheshin 20 euro për ta parë ndeshjen dhe si shkak ata protestuan, u arrestuan dhe më vonë u liruan, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

RRNOFTË HAPËSIRA PUBLIKE!

POSHTË PËRPARIM RAMPA!

Sheshet duhet të jenë pa pagesë.

Sheshet duhet të jenë për qytetarët.

Sot, për ta parë ndeshjen e Kombëtarës, në shesh, duhej të paguheshin 20 euro. Ne protestuam kundër kësaj. U arrestuam, tash u liruam.

Hapësira Publike do të mbrohet gjithmonë, në çdo mënyrë, me çdo kusht./Lajmi.net/