Ish-këshilltari i Kurtit e quan Tomë Gashin “sharllatan”: Gucatin e Haradinajn i mori në qafë ai
Ish kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati si dhe nënkryetari Nasim Haradinaj janë dënuar sot me 4 vite e gjysmë burgim nga Gjykata Speciale.

Lajme
E lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe ish-këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Durim Berisha.
Berisha madje fajin për këtë ia la avokatit të OVL-UÇK-së, Tomë Gashi.
Berisha tha se për pak famë, Gashi i mori në qafë Nasim Haradinajn e Hysni Gucatin.
Postimi i plotë:
Denimi i sotem nga Dhomat e Specializuara mban firmen e ahmakut, sharllatanit, kuazi-avokatit qe per pak fame i morri ne qafe Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin.
Heren tjeter kujdes prej kujt i merrni “keshillat” juridike./Lajmi.net/