Ish këshilltari i Kurtit: 30 deputetë të Vetëvendosjes janë të pakënaqur me Qeverinë, po tentojnë t’i blejnë
Durim Berisha, ish-këshilltari i kryeministrit të vendit, Albin Kurti, është shprehur i shqetësuar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend. Ai ka pretenduar se 30 deputetë të mazhorancës janë të pakënaqur dhe se pushteti po tenton t’i blejë “në stilin e Hashimit”. Përmes një postimi në Facebook, ai tha se ndaj tij është zhvilluar…

Lajme
Durim Berisha, ish-këshilltari i kryeministrit të vendit, Albin Kurti, është shprehur i shqetësuar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.
Ai ka pretenduar se 30 deputetë të mazhorancës janë të pakënaqur dhe se pushteti po tenton t’i blejë “në stilin e Hashimit”.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se ndaj tij është zhvilluar një fushatë linçuese e fyese, për të cilën thotë se është inicuar direkt nga udhëheqësia e Lëvizjes Vetëvendosje.
Juristi Berisha më pas theksoi se pushteti, deputetëve të pakënaqur iu ka bërë edhe oferta të ndryshme, por të cilat këta të fundit “ua kanë përplasur fytyrës”, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Fushatat linçuese e fyese ndaj meje te zhvilluara nga militantet e LVV-se mbrame, si çdohere nen çdo nivel, jane tregues se fort po ju dhemb shperfaqja e budallakive te ministrave e zevendesministrave te kesaj Qeverie.
Fushatat e tilla dihet qe iniciohen direkt nga udheheqesia e LVV-se.
Sulmet ndaj meje nuk ua ndryshojne mendjen 30 deputeteve te pakenaqur te Grupit Parlamentar te LVV-se, shumicen e te cileve keni tentu me i “lumturu” duke i ble ne stilin e Hashimit. Bile ky i fundit i ngopke me favore, ju po deshtoni edhe me i fute ne kete loje, sepse ofertat e pista po ua perplasin fytyres.
Hezitimi i deputeteve te LVV ka vetem nje arsye. “Mos te thone qe e rrezoi filani Qeverine”. O mos t’jau nine se perpos militantave kerkush nuk thote./Lajmi.net/