Ish kandidati i VV-së për kryetar të Dragashit që garoi edhe për deputet, gjatë rinumërimit të votave në këtë komunë i humbi mbi 230 sosh
Në shumicën e Komunave ku nuk kanë arritur të fitojnë, kandidatët që i kishin për kryetar të atyre Komunave, VV i vendosi edhe në listën për deputetë. Njëjtë veproi edhe me Filiz Mustafën, kandidat për kryetar të Dragashit, që në zgjedhjet e 28 dhjetorit mbante numrin 82 në listë. Mustafa nuk arriti të nxë një…
Lajme
Në shumicën e Komunave ku nuk kanë arritur të fitojnë, kandidatët që i kishin për kryetar të atyre Komunave, VV i vendosi edhe në listën për deputetë.
Njëjtë veproi edhe me Filiz Mustafën, kandidat për kryetar të Dragashit, që në zgjedhjet e 28 dhjetorit mbante numrin 82 në listë.
Mustafa nuk arriti të nxë një vend në Kuvendin e Kosovës, por nxuni vend si “kampion” në humbjen e votave gjatë rinumërimit në Komunën prej nga vje.
Ai gjatë rinumërimit, ka humbur plotë 231 vota vetëm në Komunën e Dragashit.
Pas tij, është Valon Hoti me 45 vota, Glauk Konjufca me 28, Albin Kurti me 20 dhe Avni Dehari me 12. Nga kjo parti, pas përfundimit të rinumërimit të votave në Komunën e Dragashit është Fatos Geci me 9 vota, Labinotë Demi Murtezi me 7 vota, Alban Bajrami 7, Shqipe Mehmeti Selimi 6 dhe Rea Krasniqi 6.
Nga LDK, më së shumti vota humbi në Dragash Zeni Krasniqi, gjithsej 16, pas tij është Paris Guri me 11, Lumir Abdixhiku 8, Gëzim Hazrolli 8 dhe Anton Quni 7. Nga kjo parti, Ferid Agani, Ermal Sadiku dhe Diellëza Berisha, në Komunën e Dragashit kanë marrë më së shumti vota, gjithsej 5. Pas tyre është Qëndrim Softolli që ka marrë 4 vota.
Nga PDK, Xhevahir Geci ka humbur 87 vota, Linda Nebiu 74, Abelard Tahiri 59, Arbnore Salihu 29 dhe Hamdi Muhameti 23. Më së shumti vota ka rimarrë Bekim Haxhiu, gjithsej 9, Leutrim Retkoceri gjashtë, Ganimete Musliu Elmi Reçica dhe Fadil Demaku nga 4.
Dallimet në vota pas rinumërimit, kanë aktivizuar Prokurorinë në Kosovë për të mbledhur prova. /Lajmi.net/