Ish i afërti i Adem Grabovcit në PDK, emërohet drejtor nga Faton Peci në Mitrovicë

Mujë Igrishta, ish-afërt i ish-shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, është emëruar nga Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, në pozitën e Drejtorit të Inspekcionit Komunal. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Igrishta, përmes një postimi në Facebook, të premten. “Ju njoftoj se sot, me vendim të Kryetarit të Komunës,…

Lajme

16/01/2026 16:42

Mujë Igrishta, ish-afërt i ish-shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, është emëruar nga Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, në pozitën e Drejtorit të Inspekcionit Komunal.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Igrishta, përmes një postimi në Facebook, të premten.

“Ju njoftoj se sot, me vendim të Kryetarit të Komunës, z. Faton Peci, jam emëruar në pozitën e Drejtorit të Inspekcionit Komunal”, shkroi Igrishta në Facebook, transmeton vox.

Grabovci, pas publikimit të aferës “Pronto”, kishte qenë njeriu më i kritikuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Po Igrishtës, Peci të premten ka emëruar edhe të dënuarin për vjedhje votash si nënkryetar të komunës.