Ish-gazetari, vëllai i Ilir Konushevcit në listën e Vetëvendosjes për deputet

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar mbrëmë listën e emrave kandidues për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit. Në mesin e shumë emrave kandidues është edhe Arton Konushevci. Arton Konushevci ishte gazetar për shumë vite, ndërsa së fundi ishte pjesë e kabinetit të Qeverisë së Kosovës. Konushevci për një periudhë të gjatë punoi si gazetar në Radio…

Lajme

13/05/2026 10:47

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar mbrëmë listën e emrave kandidues për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në mesin e shumë emrave kandidues është edhe Arton Konushevci.

Arton Konushevci ishte gazetar për shumë vite, ndërsa së fundi ishte pjesë e kabinetit të Qeverisë së Kosovës.

Konushevci për një periudhë të gjatë punoi si gazetar në Radio Evropa e Lirë.

Po ashtu ai është vëllai i heroit kombëtarë, Ilir Konushevci.

Ai mban numrin 15 në listën zgjedhore të kësaj partie, sipas listës së publikuar të kandidatëve./Lajmi.net/