Ish-drejtori i Transformimit: U dha drita e gjelbër për punimet e infrastrukturës nëntokësore në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë
Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) e ka miratuar kërkesën e Drejtorisë për Transformim të Komunës së Prishtinës, duke dhënë pëlqimin për realizimin e punimeve të infrastrukturës nëntokësore në sheshin “Xhorxh Bush”. Ish-drejtori i Transformimit në Komunën e Prishtinës, Gezim Kastrati, e ka cilësuar vendimin si “superlajm”. “Një Superlajm për Kryeqytetin drejtë zhvillimit…
Lajme
Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) e ka miratuar kërkesën e Drejtorisë për Transformim të Komunës së Prishtinës, duke dhënë pëlqimin për realizimin e punimeve të infrastrukturës nëntokësore në sheshin “Xhorxh Bush”.
Ish-drejtori i Transformimit në Komunën e Prishtinës, Gezim Kastrati, e ka cilësuar vendimin si “superlajm”.
“Një Superlajm për Kryeqytetin drejtë zhvillimit të projektit Xhorxh Bush. Miratohet kërkesa e parashtruar nga Drejtoria për Transformim-Komuna e Prishtines për: “Pëlqim për punimet e infrastrukturës nëntokësore në sheshin Xhorch Bush” Një vendim i shumëpritur dhe konstruktiv i Komisionit të Institutit të Kosovës për mbrojtje të Monumenteve -IKMM dhe Qendrës Rajonale për Trashigëmi Kulturore-QRTK me ç’rast i përgëzoj për qëndrimin profesional ndaj këtij projekti shumë të rëndësishëm për krijimin e hapësirave publike kualitative në dobi të qytatarëve dhe Kryeqytetit”, shkroi ai në një postim në Facebook.
“Gjithashtu ditë me parë ka arritur një sasi e konsiderueshme e shtresës finale të Granit-it që shpejtë pritet implementimi i tij”, shtoi Kastrati.