Ish-diplomati amerikan mos-lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë e sheh si “dhuratë për Vuçiqin”
Ish-diplomati amerikan, njëherësh edhe njohës i rrethanave politike të Ballkanit Perëndimor, Edward P. Joseph, e ka vlerësuar si të gabueshëm vendimin e kryeministrit Albin Kurti për mos-lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Lajme
Joseph këtë e ka deklaruar në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, teksa ka thënë se një veprim i këtillë është “dhuratë për Vuçiqin” në epokën kur ky i fundit, siç predenton ish-diplomati amerikan, po vëzhgohet nga BE-ja për besnikëri ndaj Vladimir Putin, shkruan lajmi.net.
“Albin Kurti bëri gabim mbi të drejtën e qytetarëve serbë të Kosovës për të votuar në zgjedhjet serbe. Një dhuratë e bërë me porosi për regjimin e Aleksandar Vuçiqit, e cila vjen pikërisht në kohën kur është nën vëzhgimin e BE-së për besnikërinë e tij ndaj Moskës”, ka shkruar ai në Twitter.
Vendimi për mosmbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë ka ngjallur reagim tek vendet e QUINT-it, të cilët e kanë shprehur zhgënjimin e tyre nëpërmjet një komunikate të përbashkët ditë më parë. /Lajmi.net/
.@albinkurti has made a mistake over #Kosovo Serb citizens’ right to vote in #SerbianElections. A tailor-made gift to the @avucic regime just as it comes under #EU scrutiny for its allegiance to #Moscow.
Drawn from personal experience @OSCEKosovo? https://t.co/s04eXvhWnI— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) March 25, 2022