Ish-deputeti Zafir Berisha largohet nga NISMA
Ish-deputeti Zafir Berisha ka njoftuar largimin e tij nga Nisma Socialdemokrate. Ai ka bërë të ditur se aktivitetin e tij politik do ta vazhdojë në Bashkimin Demokratik në Prizren. “Nga sot, aktivitetin tim politik së bashku me bashkëpunëtorë do ta rikthej në BASHKIMIN DEMOKRATIK në Prizren, ndërsa Nisma-s i dëshiroj suksese”, ka shkruar Berisha në…

Lajme
Ish-deputeti Zafir Berisha ka njoftuar largimin e tij nga Nisma Socialdemokrate. Ai ka bërë të ditur se aktivitetin e tij politik do ta vazhdojë në Bashkimin Demokratik në Prizren.
“Nga sot, aktivitetin tim politik së bashku me bashkëpunëtorë do ta rikthej në BASHKIMIN DEMOKRATIK në Prizren, ndërsa Nisma-s i dëshiroj suksese”, ka shkruar Berisha në një postim në Facebook.
Berisha nuk ka dhënë detaje për arsyet e largimit nga partia e Fatmir Limajt, ku ishte angazhuar për disa vjet.