Ish-deputeti i VV-së: Kurti s’e meriton ta formojë qeverinë

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka vlerësuar se sjellja arrogante e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj kundërshtarëve politikë dhe partive të tjera mund ta dëmtojë procesin e formimit të qeverisë së re.   ‘’Në kushte normale në bazë të sjelljes arrogante të Albin Kurtit ndaj kundërkandidatëve të partive të tjera politike, në kushte…

Lajme

16/10/2025 10:43

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka vlerësuar se sjellja arrogante e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj kundërshtarëve politikë dhe partive të tjera mund ta dëmtojë procesin e formimit të qeverisë së re.

 

‘’Në kushte normale në bazë të sjelljes arrogante të Albin Kurtit ndaj kundërkandidatëve të partive të tjera politike, në kushte normale nuk duhet të ketë mundësi  të formojë  qeveri sepse ka qenë arrogant’’, tha Humolli për FrontOnline.

 

Humolli tha se opozita është dashur të vepronte menjëherë të formonte qeverinë, duke mos i lënë hapësirë Kurtit .

 

Ai vlerëson se opozita ose e formon qeverinë ose i bashkohet Kurtit sepse sipas Humollit shkuarja në zgjedhje të reja nuk i bën mirë askujt.

 

‘’Opozita ose do t’i bashkëngjiten Kurtit ose bëjnë qeveri të veten sepse shkuarja në zgjedhje të reja nuk besoj që është në interes të askujt’’, tha ish-deputeti i VV-së.

 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur ditë më parë për krijimin e qeverisë së re.

 

Në konferencën për media, ai tha se dita e fundit për ta prezantuar kabinetin e ri qeveritar, është 26 tetori.

 

“Dita e fundit kur do të mund të mbahet seanca e kuvendit ku unë prezantoj kabinetin e ri qeveritar, është 26 tetori. Shumë shpejt, qysh në këtë javë do të fillojmë komunikimin dhe bisedat për qeverinë qendrore”.

 

Nëse nuk ka qeveri të re, Kurti u shpreh i gatshëm për zgjedhje të reja.

 

“Po bëhemi gati për qeverinë Kurti 3, nëse nuk ka, jemi të gatshëm për zgjedhje të reja. Gatishmëria jonë është e plotë, por një herë plani ynë është për qeverinë Kurti 3”, tha kryetari i LVV-së.