Ish-deputeti i LVV-së: Nuk i shoh aspak normale zhvillimet e fundit në Parlament, duhet të bëjnë zgjidhje
Ish-deputeti i LVV-së në Parlamentin e Kosovës, Enver Dugolli ka komentuar situatën aktuale politike në vend. Dugolli tha se nuk i sheh aspak normale zhvillimet e fundit. “Nuk i shoh aspak normale, pasi deputetët që e kanë fitu mandatin, duhet të bëjnë zgjidhje, ta gjejnë forcën dhe kurajon për konsitutimin e Kuvendit, është përgjegjësi e…

Lajme
Ish-deputeti i LVV-së në Parlamentin e Kosovës, Enver Dugolli ka komentuar situatën aktuale politike në vend.
Dugolli tha se nuk i sheh aspak normale zhvillimet e fundit.
“Nuk i shoh aspak normale, pasi deputetët që e kanë fitu mandatin, duhet të bëjnë zgjidhje, ta gjejnë forcën dhe kurajon për konsitutimin e Kuvendit, është përgjegjësi e secilit deputet. Është e drejtë e deputetit që deputeti mund të abstenojë, por mos marrja pjesë në votim nuk është e përmendur diku në një rregullore apo ligj. Nuk do të duhej që deputetët të abuzojnë me këtë fakt”, shtoi Dugolli.
Ai pati një ftesë për deputetët e subjekteve tjera politike.
“Votimi pro, kundër abstenim është e ligjshme. LVV dhe deputetët e lëvizjes po votojnë pro. Në këtë stad i kisha ftu edhe depeutët e partive tjera të mos shprehin inatin përmes mos marrjes pjesë në votim por ta konstituojnë kuvendin. Kjo vonesë, është pak a shumë një lloj torture që po i bëhet edhe qytetarëve”, tha Dugolli.
Ndër tjerash, komentoi edhe deklarimet e deputetëve të partive tjera, që thonë se nëse do të ishte dikush tjetër në vend të Albulena Haxhiut për kryeparlamentare do ta votonin.
“Jo, unë besoj se nuk janë të sinqertë në këtë deklarim. Partia e parë që ka marrë më së shumëti vota ka të drejtë të propozojë e që i bie edhe të zgjidhet me propozimin e partisë së parë kryetari i kuvendit. Kot shtyhet dhe zvarritet se s’mund ta ketë asnjë parti tjetër këtë të drejtë përpos VV-së”, shtoi Dugolli në Frontal.