Ish-deputetes së LDK-së vështirë t’i numërohen milionat e pasurisë së paluajtshme – i deklaron bashkë me bashkëshortin

Ndonëse në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk i mblodhi votat e mjaftueshme për t’u rizgjedhur deputete, ish deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi duket se ka krijuar një pasuri të mjaftueshme. Në deklarimin e pasurisë për vitin 2025, Bunjaku-Rexhepi ka deklaruar se në bashkëpronësi me bashkëshortin e saj posedojnë dy shtëpi, 5 lokale, dy objekte afariste,…

Lajme

24/04/2025 10:49

Ndonëse në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk i mblodhi votat e mjaftueshme për t’u rizgjedhur deputete, ish deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi duket se ka krijuar një pasuri të mjaftueshme.

Në deklarimin e pasurisë për vitin 2025, Bunjaku-Rexhepi ka deklaruar se në bashkëpronësi me bashkëshortin e saj posedojnë dy shtëpi, 5 lokale, dy objekte afariste, një oborr dy toka.

Të gjitha këto kapin vlerën e 1 milion e 994 mijë eurove, shkruan lajmi.net.

Valentina Bunjaku Rexhepi ka deklaruar se në pronësinë e saj ka ari në vlerë të 5 mijë eurove, ndërsa gjithashtu posedon 50% të aksioneve në “Altidas Sh.P.K”, ndërsa bashkëshorti i saj ka 40% të aksioneve në “Universal Sh.P.K”.

Tek donacionet në parti politike, ajo ka deklaruar se ka dhënë 4 mijë euro për LDK-në.

Nga Kuvendi i Kosovës, ajo ka deklaruar se si pagë vjetore merr 1 mijë e 772 euro ndërsa përmes meditjeve ka marrë 4 mijë e 160 eurove.

Pasuria e saj dhe e bashkëshortit duket se është koncentruar në pasuri të paluajtshme ku kanë investuar pothuajse 2 milionë euro. /Lajmi.net/ 

Linku: