Ish-bashkëlojtari i Viniciusit tek Real Madridi e këshillon të fokusohet vetëm në futboll
Ish-lojtari i Real Madridit, Casemiro, i është bashkuar një liste të gjatë të figurave të futbollit që e kanë këshilluar Vinicius Junior të fokusohet vetëm në futboll dhe të evitojë gjërat tjera. Temperamenti i Vinicius brenda fushës e ka bërë atë një objektiv të lojtarëve kundërshtarë dhe në janar ai mori kartonin e tretë të…

Sport
Ish-lojtari i Real Madridit, Casemiro, i është bashkuar një liste të gjatë të figurave të futbollit që e kanë këshilluar Vinicius Junior të fokusohet vetëm në futboll dhe të evitojë gjërat tjera.
Temperamenti i Vinicius brenda fushës e ka bërë atë një objektiv të lojtarëve kundërshtarë dhe në janar ai mori kartonin e tretë të kuq në karrierë.
Casemiro, gjatë një interviste për Diario AS, është pyetur se çfarë këshille do t’i dhuronte ish-bashkëlojtarit të tij në nivel klubi dhe kombëtare, dhe ai tashmë ka shpjeguar se i ka treguar Viniciusit çfarë mendon se është më e mira për të.