Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla
Ish-atashehu i FSK-së në Gjermani, Xhavit Sadrijaj, ka paralajmëruar për rrezikun e madh që po i kanoset rajonit të Ballkanit Perëndimor si pasojë e situatës në Serbi dhe veprimeve të presidentit Aleksandar Vuçiq. Sadrijaj ka theksuar se Vuçiq, po përballet me protesta masive studentore në Serbi, dhe po tenton të zhvendosë krizën e brendshme jashtë…

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së në Gjermani, Xhavit Sadrijaj, ka paralajmëruar për rrezikun e madh që po i kanoset rajonit të Ballkanit Perëndimor si pasojë e situatës në Serbi dhe veprimeve të presidentit Aleksandar Vuçiq.
Sadrijaj ka theksuar se Vuçiq, po përballet me protesta masive studentore në Serbi, dhe po tenton të zhvendosë krizën e brendshme jashtë kufijve të vendit, duke rrezikuar kështu Bosnjën dhe Kosovën.
Sadrijaj ka deklaruar se lideri i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, vepron nën urdhrat e Vuçiqit dhe ka një agjendë të qartë për shkëputjen nga Bosnja, me synimin që në të ardhmen t’i bashkohet Serbisë.
Ai i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë më ashpër dhe të rrisë praninë e saj në rajon për të parandaluar një krizë të re.
“Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë më energjike, dhe duhet që përveç këshillave dhe mesazheve duhet të përforcoj praninë e saj atje, dhe të merren masa sa më shpejt sepse është në rrezik rendi kushtetues dhe shtetëror i Bosnje Hercegovinës”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, situata në Bosnje mund të përkeqësohet edhe më shumë se gjatë luftës, duke destabilizuar tërë rajonin.
“Situata e sjellë Bosnjën në vitet e luftës, e cila pati mbi 100 mijë viktima, jo vetëm në atë situatë por e sjellë edhe në një situatë më të rëndë sesa atëherë dhe do ta destabilizojë komplet rajonin sepse qëllimi i Republikës Sërpska është të shkëputet nga Bosnja dhe më vonë dikur t’i bashkëngjitet vetë shtetit serb”, ka deklaruar tutje Sadrijaj në Dukagjin.