Ish-ambasadori Ukshini shprehet se zgjidhja e ngërçit është që VV-ja ta ndërroj kandidaten
Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini ku ka folur për ngërçin e ndodhur me Kuvendin e Kosovës. Ukshini është shprehur se kjo situatë e cila po ndodh me Kuvendin e Kosovës bënë që vendi ynë të zbehët në sytë e ndërkombëtare. “Kjo situatë e cila është duke krijuar në Kuvendin është sikur një lagje…

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini ku ka folur për ngërçin e ndodhur me Kuvendin e Kosovës.
Ukshini është shprehur se kjo situatë e cila po ndodh me Kuvendin e Kosovës bënë që vendi ynë të zbehët në sytë e ndërkombëtare.
“Kjo situatë e cila është duke krijuar në Kuvendin është sikur një lagje të humbur kur njerëzit shtyhen për gjëra banale e ndërkohë që këta nuk po edin që zbehet besushmëria dhe kridibiliteti dhe në vendet në sytë të ndërkombëtare “, është shprehur Ukshini.
Tutje Ukshini situatën e Kuvendit e sheh si të pakuptimtë. Ai gjithashtu këshillon pozitën që të ndërroj kandidatin për kryeparlamentare.
“Unë them qe kjo situatë është e pakuptimit sidomos në sytë e popullit, nuk mund të them se ku është faji po ajo qka mund të them është se duhet të diskutohet të ndërrohet kandidati ndoshta do të ka zgjidhje”, tha tutje Ukshini. /Teve1