Ish-ambasadori Ukshini: Rugova s’ka bërë kurrfarë drame pas atentatit, Osmani po ekzagjeron tejmase për kameramanin
Ish-ambasadori kosovar, Sylë Ukshini ka thënë se presidentja Vjosa Osmani e ka ekzagjeruar shumë çështjen e kameramanit që ka shkuar të xhirojë në shkollën private ku ajo i çon vajzat e saja. Sipas tij, kjo mund të jetë për të rënë në vëmendje meqë e dëshiron edhe një mandat si presidente. “Po ekzagjerohen tejmase. Për…

Lajme
Ish-ambasadori kosovar, Sylë Ukshini ka thënë se presidentja Vjosa Osmani e ka ekzagjeruar shumë çështjen e kameramanit që ka shkuar të xhirojë në shkollën private ku ajo i çon vajzat e saja.
Sipas tij, kjo mund të jetë për të rënë në vëmendje meqë e dëshiron edhe një mandat si presidente.
“Po ekzagjerohen tejmase. Për të rënë në vëmendje, sepse duhet edhe një mandat. Këtu ki ose ke probleme vet, ose nuk i dëgjon këshilltarët”, ka thënë ai në emisionin Frontal në t7.
Ukshini megjithatë ka bërë një krahasim me ish-presidentin historik Ibrahim Rugova, duke treguar se ai nuk e kishte ekzagjeruar kaq shumë as kur i ishte bërë atentat dhe kishte vazhduar takimet pa bërë drama.
“Ibrahim Rugova ka vazhduar takimet, s’ka bërë kurrfarë drame”, ka thënë Ukshini