Ish-ambasadori holandez Robert Bosch reagon për zgjedhjet: Shpresë për proces dinjitoz dhe qeveri stabile

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot në vend, duke shprehur shpresën për një proces zgjedhor të qetë dhe demokratik. Përmes një postimi në Facebook, Bosch ka theksuar se shpreson që dita e zgjedhjeve të zhvillohet në mënyrë dinjitoze dhe të rezultojë me…

Lajme

28/12/2025 14:31

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot në vend, duke shprehur shpresën për një proces zgjedhor të qetë dhe demokratik.

Përmes një postimi në Facebook, Bosch ka theksuar se shpreson që dita e zgjedhjeve të zhvillohet në mënyrë dinjitoze dhe të rezultojë me një parlament që reflekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

“Shpresoj që dita e sotme e zgjedhjeve të kalojë në mënyrë dinjitoze dhe të qetë dhe të sjellë një parlament që përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Bosch ka shtuar se për Kosovën do të ishte më e mira që nga zgjedhjet të dalë një qeveri e qëndrueshme, duke vlerësuar se stabiliteti politik është nevojë e domosdoshme për vendin në këtë moment.

“Skenari më i mirë për vendin do të ishte krijimi i një qeverie stabile, sepse kjo është ajo që Kosova ka më së shumti nevojë tani. Rroftë Kosova!”, ka përfunduar ish-ambasadori holandez. /Lajmi.net/