Ish-ambasadori amerikan Delawie, mirëpret interesimin e Joe Biden për Kosovën

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka mirëpritur interesimin e kandidatit për presidenti të Amerikës, Joe Biden, lidhur me çështjen e Kosovës.

Lajme

20/10/2020 09:53

Përmes një publikimi të bërë në ‘Twitter’, Delawie tha se ndihet i gëzuar të shoh që Biden, i është kthyer çështjes së Kosovës, bazuar në interesat e SHBA-së, në Ballkan.

“Ky dokument politik ka kuptim të përsosur. I gëzuar të shoh Joe Biden të kthehet në një politikë të ekuilibruar të Kosovës, bazuar në interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-ve në Ballkan”, shkroi ai, transmeton lajmi.net.

Ndryshe ditë më parë u publikua një dokument i programit të Biden-it, ku flitej për Kosovën dhe Shqipërinë. Ndër të tjerash flitej edhe për pjesëmarrjen e Biden ndër vite për Kosovën dhe planin e tij si president për të zgjidhur çështjen e dialogut Kosovë-Serbi./Lajmi.net/