Ish-aktivisti i VV-së në Istog thotë se u punësua një asamblist i kësaj partie tek “Hidrodrini”: Për pare e për pushtet nuk lë gjë pa bërë

Ish aktivisti i VV-së në Istog, Durim Jasharaj ka reaguar pasi që sipas tij asamblisti i kësaj partie, Niman Beqiraj është punësuar në kompaninë publike “Hidrodrini” si drejtor komercial. Siç ka shkruar Jasharaj, Beqiraj përveç si asamblist ushtron edhe detyrën e nënkryetarit të degës së VV-së në Istog, shkruan lajmi.net. Beqirajn, Jashari e ka quajtur…

Lajme

26/02/2025 11:32

Ish aktivisti i VV-së në Istog, Durim Jasharaj ka reaguar pasi që sipas tij asamblisti i kësaj partie, Niman Beqiraj është punësuar në kompaninë publike “Hidrodrini” si drejtor komercial.

Siç ka shkruar Jasharaj, Beqiraj përveç si asamblist ushtron edhe detyrën e nënkryetarit të degës së VV-së në Istog, shkruan lajmi.net.

Beqirajn, Jashari e ka quajtur si “njeri të korruptuar e oportunist”.

“Një shëmtirë shërbyesi publik që për pak pare e për pak pushtet nuk lë gjë pa bërë. Aso krijese që sapo ia lëshon sytë kryetari Ferati, këtij i mbyllet goja. Nejse, sikur të kishte Vetëvendosje në Istog, sikur të kishin pak kurajo disa nga miqtë aty në qendrën e VV-së, në Istog, ky s’do te ishte as asambleist as nënkryetar, larg qoftë drejtor në ndërmarrje publike”, ka shkruar Jasharaj në Facebook.

Ai iu ka kërkuar falje qytetarëve të Istogut që e kanë votuar Niman Beqirajn.

“Epo, nuk jemi as ne pa mëkate, ne që para 4 vitesh mallkuam veten në rend të parë, pastaj dhe juve istogas. Ju ofenduam shumë kur e votuam këtë mini-monstër politike. Andaj ju kërkoj falje shumë! Por, kjo do të ndryshojë. Shumë shpejt. Ky është një premtim”, ka shkruar Jasharaj më tutje. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë në Facebook: