Isco nuk ka vend në planet e Solarit, cila është e ardhmja e tij

Isco Alarcon është padyshim njëri prej mesfushorëve më të talentuar në botën e futbollit.

Sport

23/11/2018 16:49

Kur ishte vetëm 17 vjeçar dhe ishte pjesë e Valencias, Isco konsiderohej si David Silva i ardhshëm, nga trajneri Unai Emery.

Megjithatë, pas vetëm dy viteve, në 2011, ai kaloi në Malaga pasi skuadra pagoi një shumë prej 6 milionë eurove.

Në 2013, Isco kaloi tek skuadra e Real Madrid, ku ishte blerja e parë e Carlo Ancelottit.

Tash, pas pesë viteve dhe pesë menaxherëve, nën urdhrat e Solarit, ai nuk po gëzon hapësira në skuadër.

Duket se problemi i Iscos qëndron tek pozita në të cilën ai aktivizohet, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net. Ai preferon të luaj në pozitën e 10-shit ashtu si njihet në futboll (prapa sulmuesit).

Në formacionin që aplikon Solari, ky vend është i “djegur”, pasi në sistemin 4-3-3 nuk ka vend për një lojtar të tillë.

Nuk dihet nëse spanjolli do të vazhdojë me Real Madrid apo do të kërkojë largimin.

Ai ka kaluar gjashtë sezone me skuadrën e “Los Blancos” ku ka fituar katër Liga të Kampionëve dhe një La Liga. /Lajmi.net/