Isa Mustafa shkruan për vdekjen e Bujar Bukoshit: Kolos i pavarësisë, i ditur, i drejtë, i pastër si loti, kam shumë për të thënë, sot s’mundem më gjatë
Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit në ekzil të Kosovës, Bujar Bukoshi, duke deklaruar se për të njëjtin ka shumë për të thënë porse sot, nuk mund të shkruajë gjatë. Mustafa në reagimin e tij të bërë në Facebook e ka cilësuar Bukoshin si ”kolos…

Lajme
Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit në ekzil të Kosovës, Bujar Bukoshi, duke deklaruar se për të njëjtin ka shumë për të thënë porse sot, nuk mund të shkruajë gjatë.
Mustafa në reagimin e tij të bërë në Facebook e ka cilësuar Bukoshin si ”kolos të pavarësisë”, dhe si një person që ka qenë i ditur, i drejtë dhe ‘‘i pastë si loti’’.
Ish-kryeministri Mustafa ka thënë edhe se është vështirë se mund të matet kontributi i Bukoshit, i cili ka punuar në ”kohë të pakohë”.
‘‘Sot nuk mund të shkruaj gjatë për Kryeministrin tim dhe Kryeministrin e Kosovës dr Bujar Bukoshi i cili iku nga kjo jetë Kam shumë për të thënë për njeriun që në kohët më të vështira drejtoi Qeverinë në ekzil, për njeriun që nuk u dorëzua asnjëherë sepse ishte i guximshëm, i ditur, i drejtë dhe i drejtpërdrejtë, i pastër si loti. Kontributi i tij vështirë se mund të matet, sepse punoi në kohë të pakohë, ku vetëm idealizmi për lirinë e Kosovës e drejtoi përpara. Bujari ishte dhe do të mbetet kolos i pavarësisë së Kosovës!’’, ka shkruar ai.
Përndryshe, Mustafa kishte shërbyer si Ministër i Financave në qeverinë e Bukoshit.