Isa Mustafa: Bëhuni gati për fitore

Entuziazmi zgjedhor ka filluar. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ftuar anëtarësinë dhe simpatizantët e partisë së tij që të bëhen gati për fitore. Në një postim në rrjetin social Facebook, Mustafa ka shkruar se LDK është e fortë si në Prishtinë, ashtu edhe në Pejë, Gjilan e kudo dhe ka thirrur…

Lajme

11/09/2013 10:13

Entuziazmi zgjedhor ka filluar.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ftuar anëtarësinë dhe simpatizantët e partisë së tij që të bëhen gati për fitore.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Mustafa ka shkruar se LDK është e fortë si në Prishtinë, ashtu edhe në Pejë, Gjilan e kudo dhe ka thirrur të gjithë të bëhen gati për fitore.

“LDK nga një lëvizje e ideuar nga Dr Ibrahim Rugova për liri, pavarësi dhe demokraci është profilizuar në një parti të fuqishme të qendrës së djathtë”.

“LDK sot është pjesë e familjes së Partive Popullore Evropiane”.

“LDK  është e fuqishme sa në Prishtinë, Podujevë e Istog, dhe aq në Prizren, Pejë, Ferizaj e Gjilan… “.

“Prandaj ua them të gjithëve le të bëhen gati për fitoren tonë, fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse kjo është fitore e Kosovës”.