Isa humb arsyen

Memli Krasniqi i përgjigjet Isa Mustafës, pas polemikave që shpërthyen lidhur me ulëset e rezervuara për komunitetet pakicë. Thotë se Mustafa, pas Prishtinës, e humbi edhe arsyen.

Lajme

08/01/2014 22:46

Memli Krasniqi i është kundërpërgjigjur Isa Mustafës, pas debatit që u hap lidhur me vendet e rezervuara për komunitetet pakicë në Kuvendin e Kosovës.

Nuk ka zgjedhur ta zgjasë shumë, por e ka përmbledhur shkurt reagimin e tij në një postim në llogarinë e tij në Twitter.

Ka thënë se Isa Mustafa e ka humbur arsyen.

“Pasi e humbi Prishtinën, Isa e humbi edhe arsyen e po i ndërron edhe fjalët. Humbjen në zgjedhjet e ardhshme do ta ketë vulë për pensionim”, ka shkruar Memli Krasniqi.

Nënkryetari i PDK’së, gjatë një debati në Rubikon të KTV’së, ka pohuar se Lideri i LDK’së po i ndërron fjalët lidhur me ulëset e rezervuara.

Ndërkohë Isa Mustafa ka reaguar në Facebook, duke thënë se asnjëherë dhe në asnjë vend nuk ka përkrahur një ide të tillë. Më tutje, ai është shprehur se “rezervomania” dhe “rrenomania” janë bërë nevojë e njerëzve të PDK’së.