Isa dhe Shpendi në balotazh

Isa Mustafa dhe Shpend Ahmeti duket se do të jenë në balotazh në Prishtinë, thonë burime nga LDK dhe Vetëvendosje. Pritjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës se do të fitojnë qysh në raundin e parë në Prishtinë, si herën e kaluar, kanë dalë të pasakta. Dalja e madhe në votime në Prishtinë, rreth 51 për…

Lajme

03/11/2013 21:44

Isa Mustafa dhe Shpend Ahmeti duket se do të jenë në balotazh në Prishtinë, thonë burime nga LDK dhe Vetëvendosje.

Pritjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës se do të fitojnë qysh në raundin e parë në Prishtinë, si herën e kaluar, kanë dalë të pasakta.

Dalja e madhe në votime në Prishtinë, rreth 51 për qind, që llogaritet të jetë rreth 15 për qind më shumë sesa në zgjedhjet e kaluara, i ka dhënë shpresë Lëvizjes Vetëvendosje, e cila, siç mëson lajmi.net, nga numërimet e deritashme, duket se ka siguruar pjesëmarrjen në balotazh.

Edhe burime brenda LDK’së kanë konfirmuar se Isa Mustafa pritet të përballet me Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes në balotazh.

Sipas rezultateve të para të Demokracisë në Veprim, kryetari aktual i Prishtinës, Isa Mustafa edhe kësaj radhe është duke prirë në garën për Prishtinën. Sipas DnV-së, Isa Mustafa është duke prirë me 43.6 për qind të votave, i ndjekur nga Shpend Ahmeti i VV-së, me 31 për qind.