Isa Boletini, vula e rezistencës antiserbe

Profesori i Historisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi, ka vlerësuar se heroi kombëtar Isa Boletini është një nga liderët kryesorë politikë dhe ushtarakë të shqiptarëve të Kosovës.

Lajme

09/06/2015 08:48

Ai ka thënë se në analet politike dhe diplomatike të kohës, si nga shtetet fqinje, por edhe nga Fuqitë e Mëdha, Isa Boletini njihet si një njeri me kredenciale të larta.

Gashi në një bisedë për gazetën “Epoka e re” ka thënë se Isa Boletini, së bashku me Hasan Prishtinën, janë dy personalitetet që ia dhanë vulën lëvizjes së rezistencës antiosmane dhe antiserbe.

Profesor Gashi ka deklaruar se varrosja e eshtrave të Isa Boletinit në vendlindjen e tij nuk do të duhej të paraqiste problem për askënd.