IS vret 28 pengje, sepse “janë të krishterë”

Një video e publikuar nga IS këtë të diel tregon vrasjen e dy grupeve të ndryshme të pengjeve të krishterë etopias nga grupi ekstremist i Libisë.

Bota

19/04/2015 15:18

Një prej luftëtarëve të maskuar, duke mbajtur në dorë një pistoletë lexon një deklaratë të gjatë duke thënë se të krishterët duhet të konvertohen në myslimanë ose në të kundërt “do të paguajnë një taksë të veçantë të përshkruar nga Kurani”, transmeton gazet Shqiptarja .

Pas deklaratës së xhihadistit shfaqen pamjet e pengjeve duke i vrarë e duke ua prerë kokat në një plazh.

Në video tregohet qartësisht se si vriten plot 28 pengje, nga të cilët 16 prej tyre u hiqet koka në plazh, ndërsa 12 të tjerë vriten me armë.

Grupi Shteti Islamik ka qenë në gjendje të fitojë një terren në mes të kaosit në Libi, ku dy qeveritë mbështetur nga aleancat rivale të milicisë janë ndeshur me njëra-tjetrën, si dhe grupet ekstremiste.