IS dorëzon trupat e 4 gazetarëve të ekzekutuar

Xhihadistët e IS-it i kanë dorëzuar trupat e të vrarëve tek autoritetet shëndetësore lokale irakiane.

Bota

04/11/2014 21:28

Grupi xhihadist “Shtet islamik”, në qytetin verior të Irakut, Mosul, ka ekzekutuar katër gazetarë, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA, duke cituar banorët lokalë.

Islamikët trupat e të ekzekutuarve i kanë dorëzuar tek autoritetet shëndetësore. Katër gazetarët e ekzekutuar ishin në mesin e 12 gazetarëve të rrëmbyer në muajin e kaluar.