Irritohet Shakohoxha, i kërkojnë pasaportë për të hyrë në Kosovë (FOTO)
Si duket Dritan Shakohoxhës i pengon kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë, kjo mund të vërehet edhe nga reagimi i tij kur një zyrtar kufitar i kishte kërkuar pasaportën atij.

Fotolajm
Komentatori me i famshëm sportiv shqiptar, Dritan Shakohoxha, ka reaguar ne rrjetet sociale pas kontrollit ne doganën mes Shqiperisë dhe Kosovës.
Sipas tij, “kaq shumë vite dhe kjo shaka e shëmtuar vazhdon të përsëritet”
“Sa here me kerkojne pasaporten kur shkoj drejt Prishtines me duket sikur eshte nje shaka. Kaq shume vite dhe kjo shaka e shemtuar vazhdon te perseritet. Deri kur? Boll o “udhe heqes” u befshi UdheDhenes”, shkruan Shakohoxha. /albeu.com/