Irritohet Gold AG!
Vizita e Kryeministrit Aleksandar Vuciq në Kosovë, ka bërë që rep artisti Gold Ag të irritohet dhe të na kujtoj disa të drejta që shqiptarëve në Preshevë i privohen

ShowBiz
Rep artisti Gold Ag, është irrituar nga vizita e kryeministrit serb në Kosovë. Ai përmes një postimi në ‘Instagram’ ka theksuar disa të drejta që i kanë serbët në Kosovë e po të njëjtat shqiptarët në Preshevë nuk i kanë
“Në Preshevë nu guxon të valojë flamuri kuq e zi, ndërsa në gracanic po. Në Preshevë nëse e vendos një lapidar vjen krejt Beogradi me hek, e në gracanic cdo dit e mbjellin nga një çetnik. Në Preshevë nënat e motrat tona nuk kanë spital për lindje, duhet të lindin fëmijët në Kosovë ose serbi, ndërsa në pisajn e gracanic po. KUOSOVË KU JEE”, shkruan Goldi, ndërsa nëse mund të vëreni ai emrat e qyteteve ku jetojnë serbët preferon t’i shkruaj me shkronja të vogla. Lajmi.net