Ironizon Mushkolaj: Albulena Haxhiu heroinë, Shote Galica

Panelisti dhe analisti politik, Imer Mushkolaj, ka përdorur një gjuhë të ashpër ironike në adresë të Albulena Haxhiut, kandidates së Vetëvendosjes për postin e Kryetares së Kuvendit të Kosovës. Mushkolaj ka tallur kandidaturën e Haxhiut duke e quajtur “Shote Galica”, ndërsa ironizoi faktin që fati i Kosovës po paraqitet si i varur nga emri i…

Lajme

19/05/2025 22:21

Panelisti dhe analisti politik, Imer Mushkolaj, ka përdorur një gjuhë të ashpër ironike në adresë të Albulena Haxhiut, kandidates së Vetëvendosjes për postin e Kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Mushkolaj ka tallur kandidaturën e Haxhiut duke e quajtur “Shote Galica”, ndërsa ironizoi faktin që fati i Kosovës po paraqitet si i varur nga emri i saj.

“VV duhet me insistu në Albulena Haxhiun, sepse është shumë e rëndësishme. Fati i Kosovës tash dhe në të ardhmen varet prej emrit të quajtur Albulena Haxhiu. Përpos që është deputete e suksesshme, është edhe ministre e suksesshme…”, tha Mushkolaj me një dozë të dukshme ironie.

Duke e quajtur këtë situatë “tmerrin e tmerrit”, Mushkolaj vazhdoi ironinë:

“E inkurajoj Albin Kurtin me vendos me vazhdu me Albulena Haxhiun, me heroinë, me Shote Galicën Albulena Haxhiu.”

“Na varum prej Albulena Haxhiut – një ministre super e dështume, e dështume, po e përsëris: ministre e dështume, e cila tash na shitet si personi më i rëndësishëm në Kosovë.” Ironizoi Mushkolaj, në Dukagjin.

Sipas Mushkolajt, insistimi i Kurtit për ta vendosur Haxhiun në krye të Kuvendit e ka kthyer gjithë procesin politik në një komedi:

“Albin Kurti ka kriju një komedi. Na konsideron aktorë të një komedie që ben çka don, sepse don me zgjedh zonjën Albulena Haxhiu kryeparlamentare.” Këto deklarata vijnë në një kohë kur procesi i konstituimit të Kuvendit ka ngecur për herë të 18-të me radhë, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit.